TIRANË - Që në ditët e para të marrjes së detyrës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj premtoi rikthimin e hapësirave publike te qytetarët. Një nga sheshet e zaptuar ishte edhe ai në kryqëzimin e zonës së Brrylit në kryeqytet. Tashmë tregu i rrobave të improvizuara në këtë shesh nuk ekziston më, pasi është kthyer në një park publik për banorët, një zonë të gjelbëruar dhe e shfrytëzueshme nga qytetarët.

Por ajo që e bën edhe më të veçantë këtë zonë, është emri i lagjes “Brryli” i cili është gdhendur me germa të mëdha.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar foton në rrjetin social Facebook.

brryli


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiparja.com)