Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, ka vlerësuar me Certifikata Mirënjohje 12 nxënës të medreseve shqiptare për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë dhe Medreseve në kompeticione, konkurse dhe olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare për vitin 2015, ku dhe kanë fituar çmime mjaft të rëndësishme.
Në një takim me nxënësit në selinë e KMSH-së, Kryetari Bruçaj shprehu mirënjohjen e veçantë për nxënësit të cilët korrën sukses në konkurset dhe olimpiadat ku ata morën pjesë si dhe vlerësoi punën e palodhur të stafit pedagogjik të medreseve, teksa e cilësoi atë si mision fisnik i cili përgatit brezat e së ardhmes.
Ai vlerësoi kontributin e tyre dhe i siguroi mbështetjen e Komunitetit Mysliman në çdo hap të tyre në fushën e arsimit dhe të karrierës, por edhe në çdo aspekt të jetës.
"Nuk besoj se kam pasur mysafirë më të këndshëm dhe më ta dashur për mua se sa ju. Ju përgëzoj dhe uroj për arritjet tuaja dhe njëkohësisht ndihem krenar, pasi ju nuk nderuat vetëm veten tuaj, Medresenë dhe Komunitetin Mysliman, por ajo çka është më e rëndësishmja ju nderuat vendin, Shqipërinë tonë të dashur, teksa ngritët me dinjitet flamurin shqiptar dhe flamurin e fitores në konkurset ku morët pjesë", nënvizoi kryetari Bruçaj.
Kryetari i KMSH-së shtoi më tej se shkolla është vendi i mësimit, i edukimit dhe i skalitjes së virtyteve dhe cilësive më të mira të nevojshme për jetën. Mbi këtë filozofi e me këtë vizion Komuniteti Mysliman ka hapur 7 medrese në qytete të ndryshme të vendit, të cilat janë shembulli më i mirë, gjë që tregon rëndësinë që Komuniteti Mysliman i jep arsimit dhe edukimit të brezave të rinj.
Në përfundim z. Bruçaj dhe Drejtori i Arsimit në KMSH z. Astrit Zharri u shpërndanë nxënësve fitues Certifikatat e Mirënjohjes. Të pranishëm në takim ishin edhe drejtues dhe stafi pedagogjik i Medreseve.
Medresetë e Shqipërisë kanë përfaqësuar vendin tonë çdo vit, në shumë konkurse ndërkombëtare mbi fusha të ndryshme të shkencave, ku dhe kanë fituar çmime të para, të dyta dhe të treta. Edhe në olimpiadat të ndryshme kombëtare ata kanë arritur rezultate mjaft të shkëlqyera.
Pak ditë më parë Komuniteti Mysliman organizoi Olimpiadën e lëndëve fetare ku nxënësit treguan një nivel të lartë përgatitjeje.
Ndërkohë Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani më 17 mars të këtij viti dekoroi Medresenë e Tiranës me Titullin “Për merita të veçanta civile” me motivacion: “Si një shkollë e arsimit fetar në Shqipëri, e cila duke u bërë pjesë e arsimit tonë, përgatiti për disa dhjetëvjeçarë në një nivel të lartë një plejadë teologësh myslimanë, të cilët luajtën një rol parësor në ripërtëritjen e moralit tonë kombëtar”.
/Shqiptarja.com