KUVAJT- Kryetari Komitetit Shtetëror për Kultet Ilir Hoxholli së bashku me Kryetarin e Komunitetit Mysliman Skënder Brucaj ndodhen për një vizitë në Kuvajt, ku kanë zhvilluar disa takime në shtetin e Kuvajtit. Takimi i parë u zhvillua në këtë ministri, delegacioni u prit nga zvministri i Vakfeve Adil Al Falah. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet mes dy shteteve si edhe vizita e Kryeministrit Rama në Kuvajt. Të dy palët vlerësuan marrëdhëniet e mira të forcuara së fundmi, Ku pala shqiptare falënderoi mbështetjen e qeverisë së Kuvajtit për qeverinë shqiptare por edhe më gjerë. Pala kuvajtiane shprehu gatishmërinë për të vazhduar ndihmën ndaj popullit shqiptar. Në kuadër të bashkëpunimit fetar, u vlerësua harmonia fetare në Shqipëri, si modeli më i mirë i bashkëjetesës ndërfetare.
 
Kryetari i Komiteti Shtetëror për Kultet i shoqëruar nga ambasadori j Shqipërisë në Kuvajt z.Kujtim Morina dhe Konsulli z.Ilir Hysa, falënderoi Shtetin e Kuvajtit për ndihmën dhe bashkëpunimin për qeverinë shqiptare, veçanërisht ndihmën që shteti i Kuvajtit jep për jetimët, duke ndihmuar në zvogëlimin e kësaj plage sociale, si edhe kërkoi nga shteti i Kuvajtit që kjo ndihmë të shtrihet edhe më gjerë, deri në përkujdesjen ndaj tyre me shkollimin e tyre profesional. Nga pala Kuvajtiane u premtua se shumë shpejt do të kemi një projekt të madh për të ndihmuar këtë kategori në nevojë, si edhe mbështetje për arsimin profesional në përgjithësi. Kryetari z.Ilir Hoxholli ftoi që këto marrëdhënie të shtrihen edhe në fushën e biznesit pasi Shqipëria është një vend i mrekullueshëm për investime në fusha të ndryshme. Z. Hoxholli vlerësoi punën e dy ambasadat respektive ambasadorit shqiptar Kujtim Morina, Konsullit Ilir Hysa si edhe të ambasadorit të Kuvajtit në Tiranë z. Nexhib Bedr, të cilët kanë ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
 
Kryetari i Komunitetit Mysliman i shoqëruar nga Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari dhe Kancelari i KMSH-së Ylli Cikalleshi, falënderoi për mikpritjen si edhe mori mbështetjen nga pala kuvajtiane për projektet e Komunitetit Mysliman, gjatë takimit Kryetari Bruçaj prezantoi punën që
 
institucioni të cilin ai drejton ka zhvilluar ndër vite. Kryetari Bruçaj ftoi zvministrin Al Falah për një vizitë në Tiranë ku të njihej më mirë me Shqipërinë. Në takim u fol për rëndësinë dhe forcimin e institucionit të Komunitetit Mysliman, zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes institucionit dhe ministrisë së Vakfeve në Kuvajt.
 
ZvMinistri Adil Al Falah vlerësoi si tepër të rëndësishëm këtë vizitë duke theksuar se këto takime i shërbejnë forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe se Kuvajti është i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë. Gjatë dy ditëve u zhvilluan takime të rëndësishme ku ra në sy pritja e ngrohtë dhe mbështetja për vendin tonë. Takimet vazhdojnë dhe gjatë ditës së sotme deri në mbyllje, më pas delegacioni shqiptar kthehet drejt vendlindjes.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)