Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Brucaj, uron të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen për festën e Kurban Bajramit.
Në mesazhin e urimit të kryetarit të komunitetit Mysliman, Brucaj. thuhet se "Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Allahut, Krijuesit të Gjithësisë. Sot mijëra shqiptarë myslimanë nga të gjitha trevat dhe diaspora i janë bashkuar miliona besimtarëve të mbledhur nga e gjithë bota në vendet e shenjta, në Mekë, për të kryer Haxhin, ku të gjithë të barabartë para Zotit të Madhëruar, luten për paqe, mirësi e begati për mbarë botën".
"Kjo ditë e bekuar, dita e sakrificës në konceptin njerëzor, është shumë më e madhe dhe më e begatë në aspektin hyjnor. Është ditë e harmonisë,
bashkëpunimit, e mirësisë dhe e vëllazërimit; ditë e mirënjohjes ndaj begative të panumërta, të cilat Allahu i Madhërishëm ia dhuron njerëzimit, me dëshirën dhe vullnetin e Tij që ne të jemi mëkëmbësit e Tij në sipërfaqen e tokës, duke i shfaqur dhe shpërndarë këto begati mes njëri-tjetrit dhe duke i gëzuar ato me të gjithë pjesëtarët e familjes së madhe njerëzore. Kurban Bajrami është dita kur ne i shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit me buzëqeshje dhe gëzim, me paqe dhe vëllazëri", thekohet në mesazhin e urimit.
Kreu i Komunitetit Mysliman, Brucaj, tha se "le t'i gëzohemi së bashku kësaj dite te begate, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i Plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për ngrohtësinë, dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne. Le ti shohim te gjithë njerëzit me syrin e dashurisë, ashtu siç na sheh ne i Madhërishmi dhe le të bëhemi sot në këtë ditë, pjesë e gëzimit të tyre duke ndarë së bashku mirësitë e saj".
"Mirësia e Kurbanit, që e karakterizon këtë festë, synon bashkimin e zemrave dhe përçimin e frymës së respektit, dashurisë dhe solidaritetit me njëri-tjetrin. Qoftë kjo ditë për Shqipërinë dhe shqiptarët ditë feste, hareje e bashkëpunimi dhe mirësia e saj mbretëroftë në shtëpitë dhe sofrat tona. Gëzuar dhe për shumë vjet festën e Kurban Bajramit. Paqe, begati e mirësi për popullin shqiptar dhe mbarë popujt e botës", përfundon urimi i Brucaj. Besimtarët myslimanë festojnë nesër festën e Kurban Bajramit.
ATSH
/Shqiptarja.com