Bruce Dickinson i Iron Maiden:
Koncert në Shqipëri? Pse jo
Bruce Dickinson erdhi ne Tiranë, megjithesë jo për një koncert, dhe as me grupin legjendar Iron Maiden, në të cilin ai është vokalist.
Bruce Dickinson erdhi në Tiranë, megjithesë jo për një koncert, dhe as me grupin legjendar Iron Maiden, në të cilin ai është vokalist.
Revolucionarizues në stil dhe muzike “Iron Maiden” është shembuli frymëzues për shumë artistë dhe njerëz të thjeshtë.
I pamësuar të bëjë dy gjëra në të njëjtën kohë Dickinson erdhi si një pilot, por kurioziteti për një këngëtar të madh me fansa anekënd botës e kalonte këtë fakt, shkruan Top Cahnnel.
Për çfarë je në Tiranë?Jam një aksioner i madh në kompaninë e fluturimeve. Është puna ime dhe të dorëzoj avionë.
Është arsye fakti që je rritur me tregimet e gjyshit tënd, fakti që tani je pilot?Ka qënë kohë më parë. Ishte fillimi që më përfshiu me avionët. Isha tepër i ri. Por nuk fillova të fluturoja deri sa i mbusha 29 vite.
Je një pilot, këngëtar dhe i mbijetuar nga kanceri. Çfarë ndjesie ke pasur për secilën?Mendoj se jam shumë me fat. Nuk mund t’i përziej. Bej veç një gjë në kohë.
Plane për një koncert?Nuk kemi asnjë plan për të bërë një koncert në Shqipëri. Por ka gjithmonë një mundësi. Nuk kemi në plan të bëjmë një tur në Evropë, përjashto diçka të shkurtër vitin e ardhshëm. Ngelet për t’u parë. Shqipëria është një vend fantastik dhe ne kemi shumë fansa këtu. Ju takon promotorëve dhe menaxherëve të kuptojnë nëse ne mund të kemi një koncert këtu apo diçka të tillë. Mendoj që do të jetë shumë qejf.
Ke frikë nga errësira?Unë? Jo. Madje e pëlqej.
Si ishin fillimet në bandë?Ishte shumë kënaqësi. Kemi shumë fansa, jemi shumë miq, prandaj jemi ende bashke edhe pas 30 vitesh.
Mezi presim t’ju shohim përsëri...Nuk e di, mbase nuk do ta merrni vesh që jam këtu, sepse nuk do t’ju tregoj.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.6%
-
Jashtë
17.4%
-
Nuk lëviz
34.1%
Vota total: 3330
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
14.4 trilionë $ në duart e vetëm 3 mijë njerëzve në botë! Të taksojmë 'super të pasurit' është e mundur dhe më e nevojshme se kurrë
8 Gusht, 21:58
-
Ministri i Mbrojtjes në parkun arkeologjik të Finiqit: Biletaria dhe infrastruktura s’janë dëmtuar! Helikopteri frenoi përhapjen e flakëve në zonat e banuara
8 Gusht, 21:50
-
Largimi i legjendës: Pepe mbyll karrierën në moshën 41-vjeçare
8 Gusht, 21:48
-
Konfirmohet debati mes Trump dhe Harris! Dy kandidatët presidencialë bien dakord për datën 10 shtator
8 Gusht, 21:34
-
Zjarri në Finiq pranë Parkut Arkeologjik/ Studiuesi Jani Koçillari në Report Tv: Një nga sitet më të rëndësishme në Shqipëri pas Apollonisë dhe Bylisit
8 Gusht, 21:18
-
Mero Baze: Një rekomandim për të shmangur dëshpërimin e PD
8 Gusht, 21:15
-
Zjarri në Finiq, Report Tv në parkun arkeologjik, s’ka dëmtime të mëdha në monumente e sinjalistikë
8 Gusht, 21:05
-
Estonia nis kontrollet e plota kufitare në kufi me Rusinë
8 Gusht, 21:03
-
'Kandidati për nënpresident Tim Walz me lidhje të vjetra me Kinën', është më radikal seç pretendojnë kritikët
8 Gusht, 20:52
-
U vra pas përplasjes me policinë serbe, Beogradi jep leje për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit
8 Gusht, 20:46
-
Zjarri në parkun arkeologjik të Finiqit, momenti kur helikopteri ndërhyn për të shuar flakët
8 Gusht, 20:31
-
Zjarri në Finiq/ Ministri Pirro Vëngu ndjek nga afër aksionin për shuarjen e flakëve
8 Gusht, 20:21