Aktori i njohur Bruce Willis do të behët baba për herë të dytë me gruan etij modele.

Partnerja Emma Heming është shtatzënë dhe barku ndërkohë ka filluar të duket.

Ylli i “Die Hard” dhe modelja britanike kanë një vajzë të quajtur Mabel, e cila ka ardhur në jetë në prill të 2012-ës.

emma heming

Një burim ka konfirmuar lajmin për mediat e huaja, pasi Emma u shfaq të dielën në një supermarket, duke blerë dhe binte në sy barku i fryrë.

Bruce Willis është baba i tre vajzave të tjera me ish gruan e tij, aktoren e njohur Demi Moore.

Bruce dhe Emma janë martuar në vitin 2009 dhe sipas burimeve të afërta të tyre ata janë mjaft të lumtur së bashku.

bruce willis

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)