Bruce Willis nxjerr ish-gruan nga testamenti, pasuria do shkojë për partneren e re dhe dy vajzat e tyre

Bruce Willis nxjerr ish-gruan nga testamenti, pasuria do shkojë për partneren e re dhe dy vajzat e tyre

Bruce Wills dhe Demi Moore

Ylli i Hollywood-it, Bruce Willis, ka vendosur të rishkruajë testamentin e tij dhe të mos përfshi në pasurinë e ti ish-bashkëshorten, Demi Moore.

Sipas burimeve pranë aktorit, kjo gjë ka ndodhur për shkak se pasuria e Demi Moore është e mjaftueshme për të siguruar tre vajzat që çifti kanë bashkë.

Ish-aktori po shikon gjithnjë e më shumë nga e ardhmja këto ditë, kjo pasi ai u diagnostikua me sëmundjen që prek trurin.

Pak kohë më parë, Bruce Willis njoftoi tërheqjen e tij nga kinematografia, sepse ndër të tjera ndikon në jetën e tij të përditshme duke i penguar aftësitë e tij komunikuese dhe aftësinë për të folur.

Por, kjokoha ka qenë e shënjtë për të, pasi ka kaluar më shumë kohë me të dashurit dhe miqtë e tij, aq sa ai i ka kaluar këto Krishtlindje i rrethuar nga familja, përfshirë këtu ish-partneren, Demi Moore dhe Emma Heming, partneren e tij aktuale. Aktori ka vendosur t’i kalojë Krishtlindjet me të dyja, bashkë dhe me të gjithë fëmijët e tij.

Çifti ka tre fëmijë nga martesa e tyre, Rumer, Scout dhe Tallulah.

Sipas marrëveshjes së re, pjesa më e madhe e pasurisë së Willis do të shkojë për partneren e tij aktuale dhe dy vajzat e tyre të vogla.

“Bruce donte të sigurohej që të kujdesej për familjen e tij të re. Ai beson se Rumer, Scout dhe Tallulah kanë marrë më të mirën nga ajo që ai ka për të ofruar financiarisht gjatë gjithë jetës së tyre”, tha një burim për mediat e huaja.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Greqia do të abstenojë votën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës

Greqia do të abstenojë votën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës