BRUKSEL - Në Bruksel do të takohen sërish kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton. Takimi në fjalë do nisë në orën 20.00. Do jetë një darkë pune dhe temë diskutimi do të jenë çështjet e pazgjidhura për të cilat nuk është arritur marrëveshje ndërmjet grupeve teknike lidhur me zbatimin e marrëveshjes për normalizim Kosovë – Serbi, më 19 prill.

Dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i filluar të hënën në Bruksel, mbi Telekomin, energjetikën, emërimin e komandantit të policisë si dhe ligjin për amnistisë nuk arriti asnjë përparësi. Mediat kosovare bëjnë të ditur se në delegacionin e Kosovës, kryeministri Thaçi, është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)