BRUKSEL, 10 nëntor /ATSH-ANA-MPA/ - Nuk e përjashton një qeveri bashkëpunimi midis "Demokracisë së re" (ND) dhe SYRIZA-s në një intervistë për gazetën greke "Kathimerini", komisioneri grek i KE për Çështjet e Brendshme, Emigracionin dhe Nënshtetësinë, Dhimitris Avramopulos. "Në një demokraci është e mundur ajo që vendos sovrani popull", deklaron Avramopulos, i pyetur nëse do të ishte e mundur një qeveri bashkëpunimi kombëtar midis ND-së dhe SYRIZA-s. "Politikanët dhe partitë janë të detyruar që të gjejnë rrugën më demokratike për të konkretizuar këtë verdikt", shtoi Avramopulos. "Si politikan gjendem jashtë klimës që predikon polarizimin dhe përplasjen për qëllime mikropartiake. Polarizimin partiak Greqia e ka paguar shtrenjtë. Është një nga faktorët që na shpuri në rrënimin e vlerave. Duhet më në fund ta kuptojmë në këtë vend se një popull 11 milionësh që përballet me antagonizmin e pangopur botëror, nuk ka luksin e përçarjes. Basti i unitetit është bast mbijetese për vendin tonë", deklaron Avramopulos./ a.jor.












