Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me deputetë të Parlamentit Evropian dhe përfaqësues të institucioneve në Bruksel ka marrë garancinë për realizimin e reformës për dekriminalizimin.

“Europa i thotë JO legalizimit të vjedhjes dhe blerjes së mandateve nga Bushi e Roshi me kompani. Dekriminalizimi urgjencë kombëtare”, shkruan Basha.

Në seancën dëgjimore me eurodeputetët, Basha thotë se është diskutuar për zgjedhjet e 21 qershorit dhe skandalet e qeverisë lidhur me krimin dhe korrupsionin.

“Zgjedhjet jo të lira dhe të ndershme dhe inkriminimi i mëtejshëm i pushtetit ishin shqetësimet kryesore të ngritura në këtë seancë. Konsensus mes të djathtës dhe të majtës në PE se dekriminalizimi është hapi i parë i domosdoshëm dhe urgjent edhe për rikthimin e besimit tek vota e lirë”, shkruan Basha në Facemook.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)