BRUKSEL- Bashkimi Evropian shprehu shqetësimin për mundësinë e tensioneve mes Qipros dhe Turqisë rreth shfrytëzimit të burimeve energjetike nënujore, sipas projektit të diskutuar në samitin e presidentëve dhe kryeministrave, që po zhvillohet sot në Bruksel.
"Bashkimi Evropian shprehu shqetësimin e tij serioz përballë përshkallëzimit të tensioneve në Mesdheun lindor. Ai i kërkoi Turqisë të respektojë të drejtat sovrane të Qipros", citon projektrezolute që duhet të miratohet.
"Në këto rrethana, Këshilli Evropian mendon se është më e rëndësishme se kurrë gjetja e një zgjidhjeje globale për Qipron, në të mirë të të gjithë qipriotëve", vijon teksti.
Kjo përfshirje e çështjes qipriote në axhendën e samitit evropian i përgjigjet një kërkese të Nikosisë, përballë kundërshtimit nga ana e Turqisë të të drejtave të saj për kërkimet e gazit dhe naftës në det./ATSH/