BRUKSEL, 17 korrik /ATSH-ANSA/ - Krerët e BE kanë dhënë një mandat të zgjeruar mbi bazën ligjore për një forcim të sanksioneve kundër subjekteve, duke përfshirë ato të Rusisë, që mbështesin materialisht apo financiarisht minimin apo kërcënimin e sovranitetit të Ukrainës, integritetin territorial ose pavarësinë e saj, dhe kanë deklaruar se deri në fund të korrikut këshilli do të miratojë instrumentet e nevojshme ligjore dhe listën për çdo person ose subjekt. Dhe ajo që thuhet në konkluzionet e këshillit për Ukrainën është se ky këshill bën thirrje për konsiderimin e mundësive që ndikojnë tek individët apo subjektet që ofrojnë mbështetje materiale apo financiare për vendimmarrësit rusë, përgjegjës për aneksimin e Krimesë apo destabilizimin në Ukrainën Lindore. Këshilli bën gjithashtu thirrje për BEI-n dhe BERZH-in për të pezulluar nënshkrimin e operacioneve të reja financiare në Rusi dhe i bën thirrje komisionit për të shqyrtuar programet e bashkëpunimit BE-Rusi, me perspektivën e marrjes së vendimeve rast pas rasti, në moszbatimin e tyre./ /l.q/ a.jor.
/Shqiptarja.com






