BRUKSEL, 8 tetor /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian kërkon një bashkëpunim më të ngushtë me Turqinë kundër grupit të Shtetit Islamik dhe rikthimit të xhihadistëve në Evropë, theksoi sot Komisioni në raportin e negociatave të anëtarësimit në BE.
Raporti i negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërmarrë në vitin 2005 dhe mbetur prej shumë kohëve pezull, ka qenë shumë kritik përsa i përket një spastrimi në radhët e policisë dhe drejtësisë ndërmarrë nga qeveria turke në përgjigje të një hetimi antikorrupsion që parashikon disa anëtarë të saj dhe ndaj presioneve të ushtruara ndaj shtypit, Twitter dhe Youtube.
"Negociatat për anëtarësim duhet të ristimulohen", konfirmoi Komisioni, ndërkohë që raporti liston një sërë problemesh duke filluar nga pavarësia në drejtësi dhe liria e shtypit.
Komisioni nënvizoi gjithashtu pozicionin strategjik të Turqisë, që ndodhet mes Evropës dhe Lindjes së Mesme, por gjithashtu dhe në jug të zonës me influencë ruse dhe që kufizohet me Detin e Zi.
Zhvillimet shumë të rënda në rajon, veçanërisht në Siri dhe në Irak, e bëjnë bashkëpunimin në politikën e huaj, politikën për imigracionin dhe çështjet për sigurinë energjetike akoma më themelor dhe të rëndësishëm", theksoi Brukseli duke iu referuar gjithashtu sfidave të mëdha të shfaqura nga kriza në Ukrainë.
"Është e rëndësishme që negociatat për anëtarësimin në BE të mbeten motoja kryesore e marrëdhënieve tona", theksoi komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule para parlamentit Evropian./
/ec/