BRUKSEL, 15 dhjetor /ATSH-AFP/ - Ministrat evropianë të Punëve të Jashtme dhanë sot mbështetjen për planin e propozuar nga OKB-ja për vendosjen e zonave të armëpushimit në Siri, veçanërisht në Alepo, në veri.
I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura kishte propozuar më 3 tetor për vendosjen e zonave të tilla për të mundësuar shpërndarjen e ndihmës humanitare në këtë të shkatërruar prej më shumë se tre vitesh luftë që ka shkaktuar më shumë se 200 000 të vdekur.
Ai kishte theksuar në atë kohë se Alepo, ndarë mes sektorëve të regjimit dhe rebele që prej korrikut 2012, mund të ishte një mundësi e mirë për këtë lloj zone. Ai ka negociuar për këtë propozim që prej asaj kohe me regjimin dhe përfaqësuesit e opozitës.
"Është e rëndësishme gjetja e mjeteve konkrete për të ndihmuar këto përpjekje, veçanërisht projektin për shmangien e armiqësive në Alepo", nënvizoi sor shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini pas mbërritjes në takimin e përmuajshëm të ministrave të Punëve të Jashtme në Bruksel./
/ec/ a.jor.







