BRUKSEL, 29 korrik /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian vendosi sot të bllokojë të ardhurat e katër biznesmenëve rusë, të afërt me presidentin Putin, të akuzuar për përfitim nga aneksimi i Krimesë dhe për mbështetje të vazhdueshme të destabilizimit në Lindje të Ukrainës, bëri të ditur një burim diplomatik.
Vendimi u mor gjatë një takimi të ambasadorëve të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian vendosi gjithashtu të sanksionojë katër subjekte si dhe një bankë në kuadër të të njëjtave akuza.
Identitetet e personave dhe subjekteve të sanksionuara do të publikohen nesër në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Lista e zezë e BE-së përfshin tashmë 87 persona si dhe një pjesë të mirë të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Sigurisë ruse dhe 20 subjekte të privuara nga vizat, të ardhurat e të cilëve në BE janë ngrirë.
"Objektivi është bllokimi i investimeve në disa sektorë në Krime dhe Sevastopol, veçanërisht në ndërtim, trasporte, telekomunikacione dhe energji", theksoi një burim tjetër evropian, i afërt me negociatat.
Ambasadorët kanë vijuar punimet me shqyrtimin e shtrirjes së sanksioneve ekonomike përsa i përket aksesit në tregjet financiare, shitjes së armëve, teknologjive të ashtuquajtura të ndjeshme në fushën e energjisë dhe materialeve me përdorim të dyfishtë ushtarak dhe civil./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com