BRUKSEL, 12 korrik /ATSH-ANSA/ - Sanksione të reja vendosi Bashkimi Evropian ndaj liderëve separatistë në Ukrainën Lindore. Ndër 11 të prekurit (ndalim udhëtimi dhe bllokim të pasurisë) figurojnë udhëheqësi i prorusëve në Donetsk dhe Lugansk, kryeministri i republikës së vetëshpallur të Donetskut (RPD) Aleksander Borodai dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Luganskut, Aleksei Kariakin. Përveç tyre, është dhe ministri i Sigurisë i RPD-së, Aleksandre Kodakovski dhe zëvendëskryeministri Aleksandre Aleksandroviç. Në këtë listë përfshihen edhe Aleksander Kiriakov, i ashtuquajturi ministri i Informacionit dhe Komunikimi Masiv i Republikës Popullore të Donetsk. Në këtë listë janë dhe Marat Bashirov dhe Vasil Nikitin, respektivisht zëvendës dhe kryeministër i Republikës së ashtuquajtur të Luganskut. Në të përfshihen edhe ministrat e Brendshëm dhe të Mbrojtjes së republikës së vetëshpallur të Luganskut, Juri Ivakin dhe Igor Plotnicki dhe komandanti i forcave të armatosura në rajonin e Donetskut Nikolai Kozicin, pa harruar Oleksi Mozgovin, një nga udhëheqësit e grupeve të armatosura në Ukrainën Lindore, të cilët janë përgjegjës për luftën kundër forcave të qeverisë së Ukrainës. Këta e çojnë në 72 numrin e përgjithshëm të personave të sanksionuar "për veprime që cënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës"./ /l.q/ a.jor.