BRUKSEL – BE shton separatistët në listën e sanksioneve


BRUKSEL, 17 nëntor /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian vendosi sot të zgjerojë listën e personave të prekur nga sanksionet për përfshirjen e tyre në konfliktin në lindje të Ukrainës, për të shtuar aty rebelët separatistë prorusë, bënë të ditur disa burime.
"Ministrat evropianë të Punëve të Jashtme i kërkuan shërbimit diplomatik të BE-së të propozojë pjesëtarë të tjerë në listën e sanksioneve duke përfshirë separatistët, me qëllim që vendimi të mund të merret deri në fund të muajit", theksoi një burim zyrtar.
Rreth 119 persona, separatistë ashtu dhe zyrtarë rusë, janë prekur nga një ngrirje e të ardhurave  të tyre dhe një ndalim i vizave në Bashkimin Evropian.
Asnjë informacion nuk është dhënë për identitetin e personaliteteve që do të preken dhe emrat e tyre do të njoftohen vetëm në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Evropian./
/ec/ a.jor.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti