Kryeministri grek, Aleksis Cipras nuk do të marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Konferencës së Presidentëve të Parlamentit Evropian kushtuar Greqisë, në program për nesër dhe pasnesër.
Sipas burimeve parlamentare, Cipras bpri të ditur se axhenda e impenjimeve të tij në Athinë nuk i lejon të jetë gjatë këtyre dy ditëve në Bruksel.
Në ndërkohë, në fazën përfundimtare po futen bisedimet që po zhvillohen në Grupin e Brukselit.
"Greqia nuk do të bëjë lëshime", thanë burime qeveritare greke.
Sipas të njëjtave burime, po diskutohen çështjet e hapura dhe posaçërisht çështja e TVSH-së, vakuumi financiar dhe siguracionet.
Për TVSH-në diskutimet gjenden pranë marrëveshjes mbi modelin që propozon qeveria për tre koeficentë, shtatë, 14 dhe 22 për qind.
Burimet qeveritare theksojnë se qeveria po përpiqet që të përfshijë sa më shumë ushqime në koeficentin më të ulët, në kuadër të një rishpërndarjeje të drejtë sociale.
Lidhur me çështjen e vakumit financiar, të njëjtat burime thonë se diferenca në vlerësime rezulton në çështjet e përllogaritjes logjistike të shpenzimeve./ atsh/