Bruksel, dështon njohja e
diplomës së parë kosovare

Bruksel, dështon njohja e<br />diplomës së parë kosovare
BRUKSEL- Në Bruksel dështon njohja e diplomës kosovare në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Novosti” shkruan, duke iu referuar burimeve brenda diplomacisë evropiane se çdo gjë ka qenë gati për procedurën në prani të grupit trepalësh të ekspertëve, por "ajo ka rënë poshtë për shkak se pretenduesit për njohjen e diplomës i ka munguar një dokument përcjellës". Bëhet fjalë për diplomën universitare të një studenti shqiptar nga Kosova.

Gazeta serbe shkruan se njohja e diplomës është shtyrë për në qershor, dhe kjo ka të bëjë vetëm me probleme teknike dhe jo me zgjedhjet në Serbi që do të zhvillohen më 6 maj.

Marrëveshja për diplomat universitare, është pjesë e bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
(sg/europaelire/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)