BRUKSEL, 28 maj /ATSH-AFP/ - Negociatat mes Greqisë dhe kreditorëve do të vazhdojnë në ditët që do të vijnë, konfirmoi sot Komisioni Evropian duke hedhur poshtë deklaratat e Athinës që parashikon një marrëveshje deri të dielën.
"Ne nuk kemi arritur akoma aty, ka ende disa çështje të hapura për tu zgjidhur", konfirmoi Annika Breidthardt, zëdhënëse e Komisionit të ngarkuar me Çështjet Ekonomike.  "Shumë progrese duhen bërë", shtoi ajo.
Qeveria greke theksoi sot se marrëveshja e pritur për një kohë të gjatë mes Greqisë dhe kreditorëve, BE dhe FMN, mbi të ardhmen financianciare të vendit me shumë borxhe, do të finalizohet deri të dielën.
"Ne kemi si qëllim arritjen e marrëveshjes sa më shpejt", konfirmoi zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Sakellaridis në një konferencë shtypi./
/ec/