Bruksel, Frontex: Migracioni në BE në nivelin më të ulët që prej 2013

Bruksel, Frontex: Migracioni në BE në nivelin më të ulët që prej 2013

Rreth 139 000 migrantë të “mbërritur të paligjshëm” janë regjistruar në BE në 2019, niveli më i ulët që prej vitit 2013, ndërkohë që kthimet drejt vendeve të origjinës janë në rritje, theksoi sot agjencia europiane e kontrollit kufitar “Frontex”.

“Rënia e numrit të të mbërriturve në kufijtë e jashtëm, që ka rënë me 92% në raport me kulmin e 2015, është regjistruar kryesisht në rënie në rrugët migratore të Mesdheut Qendror dhe Perëndimor”, theksoi Fabrice Leggeri, drejtor i Frontex, në një konferencë shtypi në Bruksel.

Ndërkohë që, Mesdheu Lindor (Greqi, Bullgari, Qipro) ka regjistruar një rritje të kalimeve me 46% në raport me vitin 2018 duke arritur në 82 000.

“E njëjta tendencë është verejtur në kufijtë e Kroacisë dhe Hungarisë”, sipas një bilanci paraprak.

Pjesa më e madhe e migrantëve që marrin këto rrugë të Mesdheut Qendror dhe Ballkanit Perëndimor janë afganë dhe sirianë. Afganët mbajnë vendin e parë të atyre që mbërrijnë në Bashkimin Europian./atsh

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur