BRUKSEL- Një grabitje spektakolare prej dhjetë kilogram diamantësh ka ndodhur në pistën e aeroportit të Brukselit në Zavetem. Një furgon sigurie është sulmuar nga 8 persona të maskuar me automatikë dhe syze lazer, ndërsa forcat e sigurisë po ngarkonin ngarkesën me gurë të çmuar.
Sasia e diamantëve të grabitur kap vlerën e 350 milionë eurove, bëjnë të ditur disa media lokale.
Diamantët po transportoheshin në drejtim të Zvicrës në bordin e një avioni të kompanisë ajrore zvicerane. Hajdutët hynë me forcë në pistë në momentin, që po transportoheshin ngarkesat me diamante.
Gjatë përleshjes me forcat e sigurisë nuk u shënua asnjë i vrarë apo i lënduar. Një nga makinat e përdorura për vjedhje u gjet më pas e djegur jo larg aeroportit ku ndodhi grabitja.
Vijon..
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com