Bruksel, Jucker mbledh samitin për migracionin, Macron: Përgjegjësi e bllokut; Italia: Franca arrogante!

Bruksel, Jucker mbledh samitin për migracionin, Macron: Përgjegjësi e bllokut; Italia: Franca arrogante!

Parlamenti Europian

Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Bruksel, me një ftesë të bërë katër ditë më parë nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Calude Juncker. Në fokus të këtij takimi është çështja e migracionit, ku pritet të diskutohet për një zgjidhje për atë që kohët e fundit ka qënë në qendër të politikës evropiane.

Vende të ndryshme të unionit kanë ndasi të mëdha në lidhje me këtë çështje dhe qëllimi i këtij takimi është sheshimi i tyre dhe gjetja e një zgjidhjeje, në formën e të “mesmes së artë” për të gjitha palët. Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Macron bënë thirrje që i gjithë blloku të marrë përgjegjësite që i takon në lidhje me këtë çështje pa rënduar një shtet me tepër se një tjetër.

Ndërkaq, Italia ka rezervat e saj ku qeveria e re e akuzon Francën se është arrogante dhe rrezikon të kthehet në armikun numër një të zgjidhjes për migracionin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja