BRUKSEL, 15 shtator /ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian u kërkoi shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të kapin kohën e humbur në luftën kundës Ebolas, gjatë një takimi që ka mundësuar zhbllokimin e kontributeve të reja dhe avancimin e një projekti francez për centralizimin e evakuimeve sanitare.
"Bashkimi Evropian do të shfaqë për këtë çështje një angazhim më të madh gjatë takimit ndërkombëtar që do të zhvillohet në fund të muajit shtator nga OKB në Nju Jork", theksoi komisionerja për Ndihmën Humanitare, Kristalina Georgieva.
Ajo u kërkoi shteteve anëtare të japin kontributet e tyre për plotësimin e shumës prej 150 milionë eurosh, të zhbllokuara tashmë nga Brukseli.
"Një mobilizim evropian është aq shumë i nevojshëm sa komuniteti evropian ka humbur një kohë të çmueshme për të reaguar ndaj epidemisë", theksoi ajo./
/ec/ a.jor.