BRUKSEL, 17 nëntor /ATSH-AFP/ - Ukraina i kërkoi sot Bashkimit Evropian t'i dërgojë një mesazh të qartë Rusisë, të shoqëruar me kërcënimin e sanksioneve të reja nëse është e nevojshme.
"Është koha të formulohet një mesazh i qartë kundrejt Moskës duke thënë se çdo destabilizim i ri në Ukrainë do të sjllë masa shtesë nga BE-ja", deklaroi ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Pavlo Klimkine, ndërkohë që homologët e tij evropianë po vendosin mbi sanksionet e reja në marrëdhënie me konfliktin në lindje të Ukrainës.
Klimkine shtoi se "vendi i tij shpreson kryesisht për një takim të nivelit të lartë me Rusinë këtë javë për të ringjallur armëpushimin e arritur në Minsk në shtator".
"Ne kemi nevojë për këtë mesazh shumë të qartë që do të identifikojë etapat e ardhshme. Është e nevojshme që të kemi një paketë sanksionesh të fuqishme që do të ushtrojë presion mbi të gjithë ata që duan të destabilizojnë situatën në terren", theksoi Klimkine, duke akuzuar BE-në se nuk ka bërë asnjëherë politikë koherente me Rusinë.
"Është koha që të gjendet një politikë. BE-ja duhet gjithashtu të mbështesë reformat në Ukrainë që këto të jenë një sukses i vërtetë", vazhdoi ministri ukrainas.
Ministri u shpreh në përfundim të një vizite në Bruksel, ku ai takoi shefen evropiane të diplomacisë, Federica Mogherini-n, para si t'i drejtohej Parlamentit Evropian./ATSH/
/Shqiptarja.com