BRUKSEL - Komisioni Evropian nuk do t'i kërkojë Francës dhe Italisë të rishikojnë projektbuxhetet e vitit 2015, pas masave shtesë për reduktimin e deficiteve të njoftuara nga dy vendet, bënë të ditur sot burime evropiane.
"Asnjë buxhet nuk do të hidhet poshtë", theksoi një burim. Masat e njoftuara nga Parisi dhe Roma "kanë dhënë shpresë", shtoi një tjetër duke iu referuar masave të njoftuara dje nga Parisi dhe Roma. "Ato kanë penguar krizën", shtoi një burim komunitar.
Komisioni pritet të publikojë një komunikatë. Në kuadër të pushteteve të riforcuara në mbështetje të krizës financiare, ekzekutivi evropian mund t'i kërkojë tashmë një shteti anëtar të rishikojë buxhetin e tij nëse konstaton praktika të ashpra përsa i përket defiçitit.
Ky skenar peshonte që prej disa javësh mbi Francën dhe Italinë, që kanë paraqitur buxhetet e tyre që parashikon përpjekje të pamjaftueshme, veçanërisht në planin strukturor./ATSH/