BRUKSEL, 17 dhjetor /ATSH/ - Dy zyrtarët më të lartë të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan kërkuan sot rivendosjen e dialogut politik në vend, sipas faqes së internetit të Parlamentit Evropian http://www.europarl.europa.eu.
Dy të mandatuarit pritet të vijnë në Tiranë me propozime konkrete për palët.
Zyrtarët e PE-së nxisin opozitën shqiptare të rikthehet në parlament duke theksuar domosdoshmërinë e rivendosjes së dialogut politik në vend.
Ndërkohë, anëtarët e PE-së pritet t'i propozojnë Kuvendit që të hartojë një draft për dekriminalizimin e tij, që do të duhet të miratohet brenda gjashtë muajve të parë të vitit të ardhshëm./ a.jor.