Paraprakisht Gjermania ka kërkuar që vendet anëtare të konsiderojnë mundësinë e pasjes së një sovraniteti ekonomik më të madh. Kjo është hera e katërt që liderët e Bashkimit Evropian takohen në këtë vit dhe ky është samiti i 20-të që prej kohës kur shpërtheu kriza në Greqi. Liderët e BE-së do të flasin për çështjen e kontrollit mbi sistemin bankar, paketat fiskale ashtu sikurse rikapitalizimin e bankave përmes fondeve të shpëtimit.
Presidenti francës Francois Hollande tha të mërkurën se fundi i krizës në eurozonë është shumë pranë dhe kërkoi arritjen e një marrëveshjeje në fazën e parë të bashkimit bankar. Ministri gjerman Wolfgang Schaeuble ka propozuar një bashkim të plotë fiskal, kontroll në nivel evropian të taksave dhe shpenzimeve.
Udhëheqësit e eurozonës mund të përfshijnë me ndonjë fjali të shkurtër Greqinë në deklaratën përfundimtare të samitit. Vendimet e qarta për ta ndihmuar Qipron, Greqinë dhe Spanjën mund të vijnë vetëm në takimin e ministrave të financave, që mbahet në muajin e ardhshëm.
(dm/sg/shqiptarja.com)