/ATSH-ANSA/ - Kryeministri grek, Cipras dhe homologët e tij gjerman dhe francez, Merkel dhe Hollande ranë dakord dje në mbrëmje vonë për domosdoshmërinë e intensifikimit të negociatave për daljen nga kriza ekonomike të Greqisë, tha zëdhënësja e kancelares Merkel pas minisamitit që zgjati dy orë.
"Takimi kaloi në një atmosferë konstruktive", tha ajo.


Minisamiti u zhvillua pas një takimi të liderëve të BE-së, Amerikës Latine dhe Karaibeve.

Në ndërkohë, Cipras do të takohet sot me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker./