BRUKSEL, 15 dhjetor /ATSH-ANSA/ - Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini tha sot se ishte shumë e habitur nga deklaratat e presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, i cili theksoi se Bashkimi Evropian duhej të merrej vetëm me problemet e tij.
"Në vizitën time të javës së kaluar në Turqi u fol shumë për mënyrën e procedimit", deklaroi Mogherini në përfundim të një takimi në Këshillin e Jashtëm të BE-së.
"Ekziston mundësia për një fillim të ri mes unionit dhe Turqisë, pasi kemi një komision të ri dhe një qeveri të re turke, pa të cilën kjo vizitë nuk mund të zhvillohej", saktëson Mogherini.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kritikoi sot Bashkimin Evropian, që kishte kritikuar arrestimet masive në Turqi kundër medias opozitare me regjimin.
"Bashkimi Evropian nuk mund të ndërhyjë në masat e marra... në kuadër ligjor, kundër elementëve që kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare", deklaroi Erdogan, propozimet e të cilit, të parat pas arrestimeve që u kryen dje, u transmetuan në televizion.
"Bashkimi Evropian duhet të merret vetëm me punët e tij", deklaroi ai./ a.jor.







