BRUKSEL, 15 korrik /ATSH-ANSA/ - Ministrja e Jashtme italiane, Federica Mogherini do të ishte një kandidate e mirë për të zëvëndësuar Catherine Ashton në postin e shefes së diplomacisë së BE-së, por disa vende anëtare janë kundër kësaj hipoteze, bënë me dije sot burime të afërta me Jean-Claude Juncker, i cili është dhe presidenti i ri i Komisionit Evropian. "Ajo është konsideruar si një kandidate e mirë, por ka 10-11 vende kundër", thanë burimet para një votimi në Parlamentin Evropian, ku do të ratifikohej nominimi i Junckerit, kandidati i Partive Popullore Evropiane (PPE), si president i Komisionit Evropian. Ndërkohë, qeveria italiane deklaron se Mogherini kishte mbështetjen e vendeve me qeveri socialiste dhe se ajo ende mund të votohet pavarësisht opozitës. "Juncker u propozua me shumicë votash", tha nënsekretari i Ministrisë së Jashtme Italiane, Sandro Gozi duke iu referuar kundërshtimit nga Britania dhe Hungaria për emërimin e Junckerit në samitin e muajit të kaluar në BE. "Askush nuk ka ngritur kurrë ndonjë kundërshtim me ne, por nëse do të kishte, kjo do të thotë se përfaqësuesi i lartë emërohet nëpërmjet shumicës së votave", theksoi Gozi. "Federica Mogherini ka mbështetjen unanime të të gjithë socialistëve", shtoi ai./ /k.ll/ a.jor.