BRUKSEL, 7 janar /ATSH-ANA-MPA/ - Komisioneri evropian i Çështjeve Financiare, Pierre Moscovici deklaroi se Komisioni Europian nuk do të pozicionohej ndaj asnjë force politike në fushatën elektorale në Greqi.
Ndërkohë, pak ditë më parë Moscovici kishte deklaruar se e konsideronte të rëndësishme një mbështetje të gjerë nga ana e elektoratit grek dhe të pjesëtarëve të udhëheqjes politike ndaj procesit të nevojshëm të reformave që favorizonin zhvillimin e vendit.
"Ajo deklaratë nuk përbën ndërhyrje në kuadër të dialogut politik grek", garantoi Moscovici gjatë takimit të tij me gazetarët.
"Nuk është apel për votimin e njerës apo tjetrës forcë politike. Elektorati do të zgjedhë i lirë udhëheqësit e vet", theksoi Moscovici./ a.jor.












