BRUKSEL, 11 dhjetor /ATSH-AFP/ - NATO-ja do të shqyrtojë kërkesën për asistencë ndaj Irakut në fushën e stërvitjes dhe këshillimit për trupat e saj të aramtosura që luftojnë ISIS-in, sipas burimesh pranë dosjes.
"Iraku i kërkoi një mbështetje NATO-s për të përforcuar kapacitetet e saj mbrojtëse", deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg, gjatë një fjalimi në Doha.
Të 28 krerët e shteteve dhe qeverive të Alenacës kishin filluar në shtator, gjatë një mbledhje në Uells, programet e NATO-s për të ndihmuar vendet partënere që të përforcojnë ushtritë e tyre dhe ishin shprehur të gatshëm që të shqyrtonin seriozisht çdolloj kërkese për ndihmë të Irakut në këtë kuadër.
Por një diplomat theksoi se ngritja e një misioni stërvitor të forcave irakiane nga NATO-ja nuk shihet me sy të mirë nga Aleatët, pasi këta nuk duan të dërgojnë në terren shumë ushtarë, ndërkohë që do të jetë i nevojshëm një veprim i tillë për të garantuar mbrojtjen e ekspertëve gjatë detyrës së tyre.
NATO-ja i dha fund në vitin 2011 një misioni stërvitor të forcave irakiane që kishte filluar në vitin 2004, për shkak të mos arritjes së një marrëveshjeje me qeverinë e mëparshme, të drejtuar nga Nouri al Maliki.
Kryeministri Haidar al Abadi, që e zëvendësoi para tre muajsh, kohët e fundit shkarkoi përgjegjës të lartë të sigurisë dhe shpalli një intensifikim të luftës kundër korrupsionit pasi zbuloi se dendi paguante rrogat e 50 mijë ushtarëve fiktiv./
/G.S/