Bruksel, përfundon takimi
Thaçi – Daçiç pa marrëveshje

Bruksel, përfundon takimi<br />Thaçi – Daçiç pa marrëveshje
PRISHTINE- Ka përfunduar pa asnjë marrëveshje takimi mes Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiç në Bruksel.

Pas përfundimit të këtij takimi kryeministri i Kosovës, në rrjetin social Twitter pasqyroi përfundimin e një dialogu. Në profilin e tij ai shkruan se gjatë këtij takimit u diskutuan aspektet e zbatimit të sistemit ligjor dhe se shpreson se do të arrihet në një marrëveshje në ditët e ardhshme.
 
“Sapo përfunduam takimin e radhës në Bruksel. Diskutuam të gjitha aspektet e implementimit të Marrëveshjes së 19 prillit në fushën e drejtësisë.
Qëllimi i këtij takimi dhe i atyre paraprake në këtë fushë, ishte integrimi dhe funksionalizimi i institucioneve të rendit dhe ligjit në veri të Kosovës. Në kuadër të dialogut janë zgjidhur çështjet e funksionimit të sistemit të drejtësisë, ligjet e aplikueshme në Kosovë, hierarkia institucionale dhe struktura e parashikuar
me ligj për institucionet e gjyqësorit dhe të prokurorisë.
 
Zgjidhjet e përafruara garantojnë funksionim modern dhe demokratik të institucioneve të drejtësisë, standarde moderne për trajtimin e çështjeve si dhe qasje të lehtë dhe të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës me theks të veçantë të atyre që jetojnë nën juridiksionin e gjykatës, respektivisht Prokurorisë themelore në Mitrovicë. Të gjitha këto tema tanimë janë debatuar sot dhe pritet finalizimi i marrëveshjes pas disa ditësh”, shkruan kryeministri Thaçi në Facebook. 

Pjesë e këtyre negociatave është sërish baronesha Catherine Ashton, e cila u shpreh se në këtë takim u diskutua rreth çështjeve për drejtësinë dhe një marrëveshje në këtë fushë do të finalizohet në një takim të ardhshëm.

Burime për mediat e Kosovës thonë se pritet që palët të merren vesh në takimin e ardhshëm në Bruksel dhe se pritet të themelohet një gjykatë që përfshin të gjitha komunat me seli në veri të vendit.

RAUNDI I RI I BISEDIMEVE MES THAÇIT DHE DACICIT NË BRUKSEL

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç do të takohen sot në Bruksel në një raund të ri të dialogut  në kuadër të Marrëveshjes për normalizim të arritur më 19 prill të vitit të kaluar.

Takimi i nivelit të lartë mbahet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Të dy kryeministrat më 10 shkurt morën pjesë edhe në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën u diskutua raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, për Kosovën.

Në raundin e sotëm të dialogut Kosovë – Serbi, pritet të diskutohet për çështjen e sistemit gjyqësor në pjesën veriore të Kosovës dhe eventualisht për formimin e Asociacionit të komunave serbe të Kosovës.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë