BRUKSEL – PE miraton financimin e planit të rimëkëmbjes së BE-së

BRUKSEL – PE miraton financimin e planit të rimëkëmbjes së BE-së

Foto ilustruese

Parlamenti Europian ripohoi sot në një votim nevojën për të futur burime të reja të ardhurash në buxhetin e BE-së, një hap vendimtar për të lejuar Bllokun të marrë hua te tregjet dhe për zbatimin e planit të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh, i vendosur nga 27 shtetet anëtare.

Në një opinion të miratuar nga një shumicë e madhe në seancën plenare, eurodeputetët konfirmuan parimin e zgjerimit të burimeve të financimit të BE-së për të mbuluar, të paktën, kostot dhe interesat e lidhura me planin e rimëkëmbjes, edhe pse detajet dhe afati i saktë i këtyre masave janë objekt i negociatave të vështira midis Parlamentit dhe shteteve anëtare.

“Është një vendim historik! Për 32 vjet, BE-ja nuk ka patur burime të reja vetjake”, përgëzoi eurodeputeti, José Manuel Fernandes (PPE), ndërsa pranoi se do të duhet kohë për vlerësimin e rrugëve për krijimin e burimeve të reja të të ardhurave. Kjo dritë jeshile nga eurodeputetët do të përbëjë bazën ligjore që do të lejojë KE-në për të marrë hua te tregjet për të financuar këtë plan, “Brezi i ardhshëm i BE”, duke krijuar për herë të parë një borxh të përbashkët./ ATA.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda