Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbërritur sot në Bruksel, ku pritet të takohet me komisionerin për zgjerim në Komisionin Europian Stefan Fyle.

Rama do të takohet me komisionarin sot pasdite dhe pritet të flitet rreth situatës politike në Shqipëri.

Rama, i shoqëruar nga deputetët Taulant Balla dhe Ditmir Bushati do të priten edhe nga përfaqësues të Partive Socialiste Europiane.