Bruksel, Rama: Shpresoj një zgjidhje përmes dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Bruksel, Rama: Shpresoj një zgjidhje përmes dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama shprehu shpresën sot se Beogradi dhe Prishtina do të gjejnë një zgjidhje përmes dialogut.

Në deklaratën e tij për median serbe "Tanjug" pas Samitit të NATO-s në Bruksel, Rama i shprehu mirënjohje të madhe Presidentit Aleksandar Vuçiç për punën e vështirë që po bënte për të hyrë në këtë proces dhe për t'i dhënë fund zgjidhjes.

"Unë mendoj se çdo gjë është në dorë të dy presidentëve dhe të dy palëve, sigurisht që Shqipëria është shumë e interesuar për të gjetur një zgjidhje dhe natyrisht që Shqipëria nuk flet kurrë në emër të Kosovës, por për Kosovën dhe sërish unë e di që këndvështrimi ynë nuk është se është i kënaqshëm, kur dëgjohet nga Beogradi, por opinioni ynë mbetet opinioni ynë me njohje të plotë dhe një zgjidhje përfundimtare do të ishte më e mira për fëmijët në Serbi, në Kosovë dhe në Ballkan.

Unë shpresoj shumë se do të përfundojë së shpejti, unë i vlerësoj shumë përpjekjet e presidentit serb, Vuçiç, përpjekjet e vështira për të vazhduar në këtë proces dhe për të arritur një zgjidhje dhe ndërkohë që të gjithë janë në dijeni se ne kemi pranuar për mos të rënë dakord për të, sepse sipas këndvështrimit tim njohja e plotë mbetet e vetmja alternativë për të zgjidhur këtë çështje që ka zgjatur për një kohë të gjatë dhe e vetmja mënyrë për të lënë pas vështirësitë e të kaluarës së përgjakshme dhe konfliktuale.

Nga këndvështrimi juaj në Beograd, Prishtina bën një hap para dhe dy hapa mbrapa. Edhe nga këndvështrimi i njerëzve në Prishtinë, Serbia bën një hap para dhe dy hapa mbrapa, gjë që tregon se dialogu nuk është i lehtë sepse është një dialog i vërtetë dhe shumë i vështirë.

Kështu që, unë mendoj se të gjitha këto që po ndodhin janë pjesë e rrugës ku asgjë nuk do të jetë e lehtë, por sërish shpreh besimin se atje ku ka vullnet do të ketë një zgjidhje dhe në të njëjtën kohë përsëris se, unë e di që nuk është e lehtë për mikun tim, presidentin e Serbisë por njëkohësisht unë e respektoj për përpjekjet e tij dhe gjithashtu e respektoj për faktin që ai e ka njohur atë përfundimisht, duke qenë se kjo është një çështje që nuk mund të qëndronte në këto kushte dhe se të vazhdohet në mënyrën e vjetër nuk do të çonte askënd në një horizont të ri.

Sërish, unë do të doja të inkurajoja të dyja palët, për të vazhduar më tej dhe se ne e mbështesim dialogun dhe jemi në dijeni që nuk është i lehtë dhe shpresoj shumë që serbët në Kosovë dhe shqiptarët në Kosovë do të kenë një jetë më të mirë më vonë. Si dhe shpresoj shumë të shoh Shqipërinë të respektohet në Serbi ashtu siç serbët respektohen në Kosovë, që nuk është rasti, meqë ra fjala", është shprehur kryeministri Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren