Gjatë konferencës së Ditës së Inovacionit Italian i mbajtur në Bruksel, roboti i vogël i prezantuar si shpikja më e fundit i drejtohet Presidentit të Këshillit Italian me pyetjen:

«Do you speak english, Matteo? ‘a di të flasësh anglisht Mateo?’ duke ju drejtuar atij me emër.

Ky moment ka shkaktuar të qeshura në publik pasi të gjithë u surprizuan nga pafajsia e pyetjes së robotit.

Më pas Renzi pasi është ngjitur në skenë ka vazhduar lojën me robotin duke j’u prezantuar: “Emri im është Shish”, referuar kjo një videoje parody ku talleshin me anglishten e tij të quajtur “Shish is the world”. 

renzi

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)