Seanca e negociatave mes Rusisë, Ukrainës dhe Bashkimit Evropian për blerjet e gazit, parashikuar të martën në Berlin, është shtyrë, njoftoi sot një zëdhënës i Komisionit.
"Negociatat tripalëshe parashikuar në Berlin u shtynë dhe një takim në nivel ekspertësh do të organizohet javën e ardhshme në Bruksel", theksoi zëdhënësi.
Objektivi i këtyre negociatave është gjetja e një zgjidhjeje për furnizimin e Ukrainës dhe Europës për periudhën e dimrit 2015-2016.
"Ideja është organizimi i këtij takimi tripalësh në ditët e ardhshme të muajit prill, por çështjet teknike duhet të zgjidhen", shtoi ai. /atsh/
/Shqiptarja.com