Bruksel, sot takimi i Thaçit me
Daçiç diskutohet veriu i Kosovës

Bruksel, sot takimi i Thaçit me <br />Daçiç diskutohet veriu i Kosovës
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiç do të takohen sot në Bruksel në bisedimet që ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian. Biseda e dy kryministrave pritet të fokusohet në çështjen e pjesës veriore të Kosovës.

Në deklarimet e dy kryeministrave para këtij takimi është folur për veriun, por edhe për anëtarsimin e Kosovës në OKB. Kryeministri Thaçi ka thënë se pas përfundimit të këtij raundi të bisedimeve, Kosova do të arrijë të fitoj një vend në OKB.

Me anë të një komunikate të lëshuar ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, Thaçi ka bërë të ditur se bisedimet do të bëhen duke e respektuar planin e Ahtisaar-it për tërë territorin e veriut dhe hodhi poshtë mundësinë e bisedimeve për çështje të brendshme të Kosovës.

Ndërsa, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Kosova duhet që të ofrojë diçka në shkëmbim të karriges së OKB. Por, kundër kësaj ideje ka qenë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç. Ai ka hedhur poshtë mundësinë që Kosova të jetë anëtare e OKB-së, duke e quajtur këtë vetëm si një iluzion.

Në takimin që mbahet sot në mes të dy kryeministrave, pritet të diskutohet për mënyrën e legalizimit të strukturave paralele serbe në veri dhe të gjendet një mënyrë që të njëjtat t’i binden organeve shtetërore të Kosovës.

(europaelire/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit