BRUKSEL - Drafti i Kodit të ri doganor ka përfunduar nga ekspertët e doganës në 4 muaj intensive. Është drejtoresha e doganave, Elisa Spiropali ajo e cila ka shkruan në profilin e saj në Facebook nga Brukseli, pas takimeve që ka pasur atje.
“Është praktika e re dhe e unifikuar e doganës shqiptare me sistemin doganor europian! Jam krenare që në vetëm gjashtë muaj, qeveria e lindur nga aspirata e rilindjes, vendos një gur kaq të rëndë themeli për një rrugë krejt të re marrëdhëniesh europiane mes biznesit dhe doganës”, shkruan në Facebook, Spiropali.
Spiropali shkruan se, projekti i dytë i rëndësishëm "Sporteli i vetëm doganor", (Single window), një sistem telematik shkëmbimi informacioni që modernizon më tej doganën dhe administratën e 15 institucioneve të përfshira. “Sporteli i vetëm po rezulton një nga praktikat më të suksesshme në BE dhe adoptimi i tij do sillte avantazhe për transparencë në administratë”, ka shkruan drejtoresha e Doganave.
Sipas saj, “përafrimi për konventën e tranzitit të përbashkët që afron rajonin”. “Mbi të gjitha, takimi ishte një vlerësim për luftën kundër korrupsionit dhe reformimit sistemik të administratës doganore”, vazhdon më tutje shënimi i Spiropalit.
Spiropali ka bërë të ditur se ka pasur një takim të shkëlqyer në Bruksel me Heinz Zourek, Drejtorin e Përgjithshëm të Taksave dhe Unionit Doganor të Bashkimit Europian (DG TAXUD), ku u diskutua mbi projektet madhore të qeverisë shqiptare dhe administratës doganore.
“Lejomeni të nenvizoj se unifikimi i praktikave nuk ishte ende një kërkesë detyruese e BE, por është prova se BE-ja për ne nuk është një rrugë për diku po një udhëtim brenda vetes për të ndërtuar Shqiperinë Europiane, shtetin europian të shqiptarëve”, përfundon shënimi i drejtoreshës së Doganave, Elisa Spiropali në profilin e saj në Facebook.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com