Bruksel, të hënën takim
Kosovë-Serbi për "Miss Universin"
Të hënën do të jetë një takim mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel me pikën e vetme të takimit; zgjidhjen e problemit të pjesëmarrjes për Miss Universe.
PRISHTINË - Pas raportimeve se Miss Kosova, Mirjeta Shala nuk do të lejohet të marrë pjesë në Miss Universe për shkak se Rusia nuk e ka pranuar Kosovën, mediat serbe shkruajnë se i gjithë keqkuptimi do të shmangej po qe se Miss Kosova do të kishte bartur edhe fusnotën.
Qarqet diplomatike i kanë thënë mediave serbe se Kosova nuk do të mund të marrë pjesë ende në garën që mbahet në Rusi, derisa ajo të mos deklarojë se do të mbajë edhe fusnotën, që do të konfirmonte neutralitetin ndaj statusit, raporton portali Telegraf.
Për këtë çështje nuk ka lënë pa u shprehur as kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili ka falënderuar Rusinë për përkrahjen dhe për ndalimin e pjesëmarrjes së Kosovës.
“Serbia ka një vajzë për Miss Universe dhe nuk mund të ketë dy kandidate, derisa njëra prej tyre të mos ketë fusnotë, për të bërë të qartë se ato të bukuroshe janë shumë të mira dhe mund të marrin pjesë së bashku”, theksoi Daçiç.
Menjëherë pas incidentit ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, që ka paralajmëruar një zgjidhje të kësaj krize diplomatike. “Të hënën do të jetë një takim mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel me pikën e vetme të takimit – zgjidhjen e problemit të pjesëmarrjes për Miss Universe”, shkruan në një komunikatë.
Ministria e Jashtme e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar një takim të tillë, por deri tani shumë vende kanë reaguar kundër mos lejimit të Miss Kosovës që të marrë pjesë në garën për më të bukurën e botës.
Madje Miss Shqipëria ka paralajmëruar tërheqjen e kandidates së saj në rast se nuk i garantohet pjesëmarrja Miss Kosovës. Fotografi zyrtar i kësaj ngjarje është Fadil Berisha, edhe ky shqiptar.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Tragjedi' italiane në play-off, Milani dhe Atalanta eliminohen nga Champions League! Bayern dhe Benfica kalojnë në limite
18 Shkurt, 23:00
-
Beqiri: Disa individë në SPAK e GJKKO po sabotojnë, mbështetja ka rënë nën 50%! Saliu ka hallin e Shkëlzenit dhe Argitës! Tafani: Berisha po ia kalon Enverit! Galdini: Rama e do drejtësinë për vete
18 Shkurt, 22:47
-
Rubio informon ministrat e Jashtëm të BE për diskutimet me Rusinë në Riad
18 Shkurt, 22:39
-
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet e Riadit
18 Shkurt, 22:26
-
Emigracioni i paligjshëm, Meloni takohet me komisionerin europian! Në fokus edhe marrëveshja Itali-Shqipëri
18 Shkurt, 22:22
-
‘Repolitix’/ Tafani: Sherifi i ri për Shqipërinë do jetë Europa! Beqiri: BE na i ka futur këmbët në një këpucë, objektiv integrimi! Galdini: Rama-Berisha do shkrijnë SPAK
18 Shkurt, 22:14
-
Butrint Imeri në një lidhje dashurie, kush është modelja që i ka rrëmbyer zemrën
18 Shkurt, 22:09
-
Për këto shenja parashikohet stabilitet financiar dhe progres
18 Shkurt, 21:57
-
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Valentin Preçi
18 Shkurt, 21:49
-
Protesta për Veliajn/ Beqiri: Kreu i GJKKO s’i çoi shkresë SHBA e Britanisë sepse i kanë shpallur ‘non grata’ Berishën, i politizuar! Galdini: SHBA nuk ikën! Tafani: Trump u tërhoq! Logu: Rama bën fushatë
18 Shkurt, 21:46
-
Rijetësimi i industrisë ushtarake, nevojë e ndryshimeve të klimës së sigurisë
18 Shkurt, 21:40
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt, 21:36