BRUKSEL - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi takon sot në Bruksel kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç. Takimi, i cili zhvillohet nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, është i treti me radhë midis dy kryeministrave.
Në krye të axhendës së sotme është thënë se do të jetë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të njohur si IBM. Prishtina dhe Beogradi kanë arritur këtë marrëveshje që në muajin shkurt, por zbatimi i saj ka ngecur.
Takimet e nivelit të lartë janë parë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve mes të dy shteteve. Bashkimi Evropian ka thënë se përparimi në bisedime do të avancojë përpjekjet e Kosovës dhe të Serbisë, për të lëvizur përpara drejt integrimit.
Takimi i parë Thaçi-Daçiç është zhvilluar më 19 tetor, ndërsa i dyti më 7 nëntor.
PROTESTE NE JARINJE
Disa dhjetëra serbë janë mbledhur sot në Jarinjë, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj bisedimeve që po zhvillohen sot në Bruksel, mbi zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.Marrëveshja në fjalë pritet të nis së zbatuari më 10 dhjetor të këtij viti.
Protesta thuhet se po mbahet në zonën e ndërmjetme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më saktësisht në magjistralen Leposaviç-Rashkë. Protestuesit kanë nisur të tubohen me makina në drejtim të Jarinjës, pasi janë dëgjuar sirenat që në orët e para të mëngjesit.
Në këtë pjesë të territorit të Kosovës, sirenat shërbejnë si thirrje për protestë por nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet e rendit në Kosovë mbi këtë tubim të sotëm.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com