Bruksel, Thaçi dhe Daçiç flasin
për Telekomin dhe energjitikën
Në raundin e 13-të të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që mbahet sot në Bruksel mes dy kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, autoritetet e BE-së pritet të prezantojnë draft- marrëveshjet për çështjet e Telekomit dhe Energjetikës.
KOSOVE - Në raundin e 13-të të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që mbahet sot në Bruksel mes dy kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, autoritetet e BE-së pritet të prezantojnë draft- marrëveshjet për çështjet e Telekomit dhe Energjetikës.
Palët kanë afrime sidomos sa i përket çështjeve të energjetikës, por po tentojnë të vendosin në nivel kryeministrash për Telekomin, respektivisht Kodin Telefonik dhe licencimin e një operatori serb të telefonisë në Veri.
Çështje të tjera të cilat pritet të diskohen sot janë si ato të drejtësisë dhe sigurisë. Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e këtij takimi ka shfaqur shpresën se kryeministrat do të bëjnë hapa para në dialog dhe në zbatim të marrëveshjes së Brukselit.
Ky takim po zhvillohet në periudhën kur në Prishtinë qeveria e Kosovës po ballafaqohet me vështirësi në miratimin e projekt-ligjit për amnistinë, i cili buron nga marrëveshja për normalizim.
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e procesit, ka shfaqur shpresën se kryeministrat do të bëjnë hapa para në dialog dhe në zbatim të marrëveshjes.
Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Koçijançiç në prag të raundit të sotëm të dialogut ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, ka thënë se ata të dy do të diskutojnë për të gjitha çështjet që lidhen me implementimin e marrëveshjes së Brukselit.
“Ju e dini që shumë çështje kanë mbetur të hapura në planin e implementimit. Do të shikohet çfarë është arritur deri tani në implementim, dhe hapat e ardhshëm që do të ndërmerren si dhe ndonjë çështje e hapur që ende është në tavolinën e bisedimeve. Takimi duhet të shihet në kontekstin e hapave për implementimin e marrëveshjes”, ka thënë Kocijançiç.
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4259
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24