TIRANE- Komisioni Europian u angazhua dje të japë një miliard euro nga fondi i para-anëtarësimit për periudhën 2014-2020. Nga ana tjetër, Brukseli shtoi se do të vijojë përpjekjet për thithjen e fondeve private, që kapin shifrën e 10 miliardë eurove, me qëllim investimin në rajonin e Ballkanit. Kjo është shenjë e ringjalljes së interesit ndaj Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian.
Deklarata është bërë gjatë ministerialit të zhvilluar në Selanik mes ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, ku merrte pjesë edhe Ditmir Bushati. Sipas deklaratës përfundimtare, në takimin e mbajtur në Selanik, ministrat e BE u angazhuan për promovimin e axhendës së zgjerimit, duke nënvizuar se zgjerimi është një nga politikat më të suksesshme të Unionit. “Bashkimi Europian konfirmon angazhimin për perspektivën integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor. BE angazhohet për më shumë përpjekje në drejtim të reformave, veçanërisht për shtetin ligjor, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe fqinjësinë e mirë”, thuhet në deklaratë.
Projekti
Me rëndësi për vendin tonë ishte veçanërisht rigjallërimi i një projekti madhor si Korridori VII Panevropian, madje me theksin tek linja hekurudhore, që kalon nga Bullgaria deri në Shqipëri. “Projekte të mëdha potenciale janë korridori hekurudhor VIII, nga Burgasi i Bullgarisë deri në Vlorë dhe Durrës të Shqipërisë. Projekte të tjera janë gazsjellësi TAP dhe gazsjellësi Adriatiko-Jonian, i cili do të kalojë nëpërmjet Shqipërisë për të mbërritur në Kroaci”, theksohet në deklaratë.
Ndryshe nga TAP, që ka gjetur gjithnjë përkrahje në Bruksel si alternativë për gazin nga Rusia, Korridori VIII ishte shpallur deri tani në projektet e dorës së dytë, shtyrë pas vitit 2020.
Deri tani, lidhja hekurudhore në të ardhmen e afërt nuk është konsideruar si e realizueshme. Në Shqipëri ekziston një linjë hekurudhore deri në Liqenin e Ohrit, që nuk përdoret më. Në Maqedoni nuk ka një lidhje Lindje-Perëndim dhe në drejtim të Shqipërisë ajo ka linjë hekurudhore deri në Kërçovë, ndërsa drejt Bullgarisë ajo nuk ka lidhje. Në Bullgari ekziston një rrugë hekurudhore deri në Kystendill, jo larg kufirit maqedonas. Kështu, projekti është i kushtueshëm dhe afatgjatë.
Zgjerimi
Ministrat e Bashkimit Evropian janë shprehur pro zgjerimit të këtij institucioni ndërkombëtar. Ata kanë mbështetur dhe do të angazhohen që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE.
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com