Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Bruksel, ku pritet të takojë shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, si dhe komisionarin për zgjerim, Shtefan Fyle. Sipas burimeve të BE-së, kjo vizitë ka për qëllim që zyrtarët evropianë personalisht të urojnë dhe falënderojnë kryeministrin Thaçi për, siç thuhet, kontributin e tij në arritjen marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal, në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Ndërkohë, sot në Bruksel nis samiti dyditësh i shefave të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian, ku në mesin e temave pritet të jetë edhe procesi i zgjerimit të BE-së. Udhëheqësit e bllokut po ashtu pritet të konfirmojnë edhe formalisht dhënien e statusit të kandidatit Serbisë, për anëtarësim në BE.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com