Pas gati 3 vjetësh, që kur Brukseli njoftoi se dyshimet për abuzime me fondet e IPARD II, kishin çuar në bllokimin e programit në mbështetje të bujqësisë shqiptare, përfshirë dhe fazën tjetër IPARD III, duket se autoritetet i kanë plotësuar detyrat e lëna nga Komisioni Europian. Brukseli pritet t’i japë dritën jeshile zhbllokimit të fondeve. Burime nga Ministria e Bujqësisë thonë për Report TV se është arritur dakordësi për nisjen e IPARD III, në shtator të këtij viti.
Sipas ministrisë zhbllokimi do të zyrtarizohet brenda pak javësh.
IPARD III ka 9 masa në total dhe vlerë e parave që pritet të përfitojnë fermerët shqiptar është 112 milionë euro. Ky program do të mbështesë fusha si infrastruktura rurale, ndërtim tregjesh, për Agro-përpunim apo Agro-turizëm, pylltari, asistencë teknike e këshillim. Agropërpunimi, agroturizmi e deri tek asistenca teknike.
Një ditë më parë Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një vizitë zyrtare në Bruksel ku pati një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Drejtorisë së Bujqësisë në Komisionin Europian, Elisabet Werner.
Komisioni Evropian ndërpreu mbështetjen e bujqësisë shqiptare përmes fondeve të IPARD në gusht të 2023-shit për shkak se OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit), gjeti keqpërdorime serioze me fondet e programit te mëparshëm IPARD II, pas hetimeve që nisën nga denoncime të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike.
Komente












Po per ato qe humben, kush mban përgjegjësi?
PërgjigjuAplikimi do ishte mire te behej direkt tek webpage ne Bruksel nga biznesi apo fermeri i thjesht shqiptar kjo eshte meritokraci
Përgjigju