Më 3 mars, në Bruksel u zhvillua mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, një nga forumet më të rëndësishme të dialogut institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në kuadër të procesit të anëtarësimit.
Në përbërje të delegacionit shqiptar ishin përfaqësues të institucioneve kyçe të sistemit të drejtësisë dhe të institucioneve të pavarura të tjera, si: Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byroja Kombëtare e Hetimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Avokati i Popullit.
“Frontline” ka arritur të zbardhë ekskluzivisht pyetjet që i janë drejtuar drejtuesve të institucioneve kyçe të Drejtësisë në Shqipëri.
Në Report Tv, Marsela Karapanço zbuloi pyetjet e bëra lidhur me reformën në drejtësi, politikat antikorrupsion, të drejtat themelore të njeriut dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Pytja më direkte lidhur me Prokurorinë e Posaçme ishte se "cilat janë masat e parashikuara për të garantuar respektimin e pavarësisë së SPAK-ut?"
Gjithashtu, në Nënkomitetin “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri janë pyetur edhe "A mund të na përditësoni mbi propozimin për ndryshime ligjore që përjashtojnë kategori të tjera të zyrtarëve publikë nga masa paraprake e pezullimit nga detyra, sipas nenit 242(2) të Kodit të Procedurës Penale? A mund të konfirmoni se këto ndryshime nuk do të kenë efekt prapaveprues?" Këto ndryshime ligjore u paralajmëruan nga kryeministri Edi Rama pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, asokohe zëvendëskryeministre dhe ministrise e Energjisë dhe Infrastrukturës, pasi Gjykata Kushtetuese nuk arriti shumicën e votave, duke u ndarë 4 me 4 dhe për rrjedhojë u rrëzua ankimimi i qeverisë ku pretendohej ndërhyrje e gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit.
Më poshtë rendisim pyetjet e plota:
Komente










