Burime nga Ministria e Bujqësisë thonë për Report TV se është arritur dakordësi në Bruksel për të çelur fondet e IPARD III. 

Një ditë më parë Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një vizitë zyrtare në Bruksel ku pati  një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Drejtorisë së Bujqësisë në Komisionin Europian, Elisabet Werner.

IPARD III ka 9 masa në total, dhe vlerë e parave që pritet të përfitojnë fermerët shqiptar është 112 milionë euro. Vendimi për zhbllokimin do të zyrtarizohet brenda pak javësh, ndërsa zbatimi do të nisë në shtator të këtij viti.

IPARD III  do të mbështese me fonde, fushat si infrastrukturë rurale, ndërtim tregjesh, për Agro-përpunim apo Agro-turizëm, pylltari, asistencë teknike e këshillim.

Komisioni Evropian ndërpreu mbështetjen e bujqësisë shqiptare përmes fondeve të IPARD në gusht të 2023-shit për shkak se OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit), gjeti keqpërdorime serioze me fondet e programit te mëparshëm IPARD II, pas hetimeve që ata bën pas denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike.

lajm në përditësim...