Refugjatëve ukrainas do t’iu mundësohet të jetojnë në Bashkimin Evropian pa aplikuar për azil deri në mars të vitit 2025, sipas planeve të publikuara nga Komisioni Evropian të martën.
“Ne u qëndrojmë mbrapa fjalëve tona. Ne i kemi mbrojtur ata që kanë pasur nevojë prej ditëve të para të pushtimit rus në Ukrainë dhe do të vazhdojmë kështu për aq sa të ketë nevojë”, ka thënë Komisionarja e BE-së për Punë të Brendshme, Ylva Johansson, përmes një deklarate.
Ukrainasit që i kanë ikur luftës janë përjashtuar nga procedurat e shumta për azil, të cilat i zbatojnë vendet anëtare të BE-së. Ata kanë qasje tani në përfitime shëndetësore, leje pune, edukim dhe strehim.
Shtetet e BE-së i kanë pezulluar fillimisht rregullat e azilit për ukrainasit, menjëherë pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Katër milionë ukrainas janë strehuar në bllokun evropian prej nisjes së luftës, ka thënë Komisioni Evropian.
“Kjo ka ndihmuar në krijimin e një ndjesie të normalitetit, pavarësisht kohës së luftës. BE-ja do të vazhdojë të punojë me vendet anëtare dhe partnerë tjerë, për t’u siguruar që do të mbrohen ata që kanë nevojë”, ka thënë Johansson.
Vendimi për përjashtimin e tyre nga ky rregull skadon të mars të vitit 2024. Vendet anëtare duhet ta miratojnë vazhdimin e rregullit të ri edhe për një vit.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57
-
Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën
7 Janar, 20:32
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Ukraina e Rusia bëjnë marrëveshje, do shkëmbejnë të burgosur
7 Janar, 16:21
-
'Po mbulohet ngjarja', Presidenti i Azerbajxhanit nuk ndal akuzat ndaj Rusisë për rrëzimin e avionit
7 Janar, 12:08
-
Blinken shpreh shqetësimin për bashkëpunimin ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë
6 Janar, 17:48
-
Lufta/ Ukraina sulmon Kurskun, rusët marrin një qytet në rajonin e Donbas
6 Janar, 15:26
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06